Më pak se 24 orë ka mbetur për të aplikuar në thirrjen e radhës së Qendrës së Rekrutimit, për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka ftuar të rinjtë dhe të aplikojnë, sipas tij, në këtë rrugë përkushtimi dhe nderi.
Vengu shtoi se të rinjtë, si pjesë e Forcave të Armatosura do të kenë karrierë premtuese, eksperiencë transformuese dhe mundësi për të ecur me një mision.
Postimi i Pirro Vengut
Mirëmëngjes dhe teksa kanë mbetur pak më shumë se 24 orë për të aplikuar në thirrjen e radhës të Qendra Rekrutimit për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, i ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat të zgjedhin këtë rrugë përkushtimi dhe nderi.
Karrierë premtuese, ekperiencë transformuese, mundësi për të ecur me një mision!
Afati i aplikimeve: 16 janar 2026
Stërvitja Bazë: 09 shkurt – 17 prill 2026
Për më shumë informacion:
Tel: 00355 4 234 8588
WhatsApp: +355 68 340 4896




