Humbën kontaktet me familjarët, Çako: Ka nisur kërkimi për dy barinj në Fier, do ngrihet një dron për t’i lokalizuar

Në një prononcim për mediat, kreu i AMC-së, Haki Çako, i cili është i pranishëm në Hasturkas, informoi se do të nisë së shpejti aksioni i kërkim-shpëtimit për dy barinj, të cilët kanë mbetur në një zonë të hapur ku ka prezencë uji.

Çako pohoi se do të ngrihet një dron termik për të lokalizuar dy barinjtë. Nëse nuk do të ketë asnjë gjurmë prej tyre, do të përdoren alternativa të tjera, si helikopteri dhe forcat e ushtrisë.

“Tashmë jemi në veprim për të identifikuar dhe saktësuar se ku janë dy barinjtë, të cilët shërbenin për ruajtjen e disa bagëtive në zonën e Kularit, në derdhje të lumit. Kanë pasur kontakte me familjarët e tyre pak çaste më parë, por për shkak të mbarimit të baterive dhe problemeve të tjera me telefonin nuk kanë pasur më mundësi. Po presim të instalojmë një pajisje me dron që do të saktësojë vendndodhjen dhe komunikimet e tjera. Do të vendosim në funksion të gjitha kapacitetet nëse është e nevojshme, edhe helikopter apo mjete të tjera, për t’i siguruar jetën dy barinjve. Ata kanë humbur kontaktin prej dy orësh”, u shpreh Çako.

Të Fundit