I arrestuar me urdhër të SPAK, arratiset nga burgu i Durrësit Altin Ndoci

Altin Ndoci i arrestuar me urdhër të SPAK është arratisur nga paraburgimi i Durrësit të martën. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Ndoci ndodhej i shtruar në spital në momentin e ngjarjes.

Altin Ndoci akuzohet nga SPAK, vrasje, grup kriminal etj. Ai ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibej i njohur si Tarzai, xhaxhait Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.

Ndoci u arrestua në vitin 2020 i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës.

Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Të Fundit