Çështja Balluku, Këshilli i Mandateve mblidhet më 28 Janar

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi këtë të hënë ka njoftuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në datën 28 janar në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit do të shqyrtojnë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Të Fundit