Fshati i bllokuar nga rrëshqitja e dheut, helikopteri transporton drejt Tiranës të riun e plagosur nga mushka

Një i ri nga fshati Bashaj, në Vlorë, është transportuar mesditën e sotme me helikopter drejt Tiranës, pas tre ditësh që kishte mbetur i plagosur pasi u godit nga një mushkë.

Transportimi i tij nuk kishte qenë i mundur më parë për shkak të izolimit të fshatit, pas një shkarjes të masivit malor që bllokoi rrugët hyrëse-dalëse. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe pamundësisë për ndërhyrje të specializuar në zonë, autoritetet vendosën ndërhyrjen ajrore.

I riu u transportua me një ekip mjekësor drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e specializuar të nevojshme. Autoritetet shëndetësore po monitorojnë nga afër gjendjen e tij.

Të Fundit