STOP-EMISIONI 92(Sezoni 11) 9 Janar 2026-150 dele marshojne cdo dite ne mes te qytetit-stan, video e pabesueshme.

Në qytetin e Kavajës, vetëm pak metra larg fasadës së rregulluar urbane, në lagjen nr. 1, banorët përballen prej muajsh me një situatë shqetësuese. Shtetasi Adem (Admir) Veliu mban rreth 150 dele brenda banesës së tij, në mes të zonës së banuar, duke shkaktuar ndotje të rëndë mjedisore dhe rrezik shëndetësor për 6-7 familjet,që jetojnë ngjitur me të.Jashtëqitjet e bagëtive përhapen në ambientet përreth dhe depërtojnë në banesat e fqinjëve, ndërsa era e rëndë dhe papastërtia e bëjnë jetesën të pamundur. Banorët shprehen të frikësuar, pasi sipas tyre, Ademi ka probleme të shëndetit mendor dhe druajnë nga ndonjë reagim i dhunshëm.Gjatë verifikimit në terren, “Stop” kërkoi asistencën e Policisë së Kavajës, për arsye sigurie. Në komunikim me policinë dhe ekipin e emisionit, Adem Veliu nuk pranoi përgjegjësi për ndotjen.Ndërkohë grupi ynë i xhirimit filmoi edhe momentin e nxjerrjes së tufës së deleve nga banesa në mes të qytetit.

Në Kinë po shtohen të ashtuquajturat “burgje të dhjamit”, kampe të mbyllura për humbje peshe, që premtojnë rezultate të shpejta brenda 28 ditësh, por me rregulla të rrepta dhe liri të kufizuar.

Për më pak se 1,000 dollarë, mund t’i nënshtrohesh një regjimi intensiv me katër orë stërvitje në ditë dhe 19 klasa në javë.Ushqimi kontrollohet rreptësisht, ndërsa largimi nga kampi lejohet vetëm me miratimin e menaxhmentit. Peshimi është i detyrueshëm dhe disiplina nuk toleron përjashtime.

Lidhur me problemin e disa qytetarëve të Kavajës, komshiu i të cilëve mban dele në shtëpi, rasti u referua në Bashki, ku Sekretari i Përgjithshëm Ardian Malaj konfirmoi, se institucioni ishte në dijeni të problematikës dhe kishte ngritur një grup pune për verifikim dhe marrje masash. Në terren u angazhuan administrata e Njësisë Administrative nr. 1, Policia Bashkiake, Agjencia Rajonale e Mjedisit Kavajë, si dhe shërbimi veterinar.Në inspektimin përfundimtar morën pjesë Drejtori i ARM Kavajë, Florenc Merhori, veterineri Sulejman Bejtaga, kryetari i Njësisë Administrative nr. 1 dhe efektivë të Policisë Bashkiake. Pas konstaktimit të shkeljeve, u vendos gjobë administrative dhe u mor vendimi për largimin e 150 krerëve të bagëtive nga zona urbane, duke premtuar zgjidhje përfundimtare të rastit.

Të Fundit