Pas zjarrit të madh që përfshiu tregun e rrobave në “5 Maji”, në tregun e ish-Uzinës së Dinamos, këtë të shtunë policia ka dalë me një njoftim zyrtar.
Sipas njoftimit të policisë, zjarri dyshohet të ketë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike, ku nga ky zjarr pati dëme të konsiderueshme. 200 biznese ishin të vensosura në këtë treg, ku zjarri shkrumboi të gjitha mallrat që tegtarët kishin brenda.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka pasur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme.



