Ministrja e Arsimit flet nga Komiteti Emergjencave: Ja sa është numri i shkollave të mbyllura

Si pasojë e përmbytjeve dhe kushteve të vështira atmosferike, procesi mësimor është pezulluar sot në 54 shkolla në disa zona të vendit. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë mbledhjes së Emergjencave Civile.

Sipas saj, shkollat e prekura ndodhen kryesisht në zona të thella, në qarqe si Vlora, Lushnja, Durrësi dhe disa zona të tjera. Kumbaro theksoi se institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm për të ndjekur situatën.

“Kanë ndërprerë mësimin sot 54 shkolla. Janë kryesisht zona të thella. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm”, u shpreh ministrja.

Të Fundit