STOP-EMISIONI 90(Sezoni 11) 7 Janar 2026-I beson makinën shokut, ky i fundit ia le peng per 2500 euro, video-denoncimi.

Në Durrës, një qytetar i është drejtuar emisionit “Stop” për të denoncuar një rast mashtrimi. Ai tregon, se një vit më parë i ka dhënë makinën e tij një shoku për përdorim të përkohshëm. Kur ia ka kërkuar mbrapsht, ka mësuar, se automjeti ishte lënë peng për 2500 euro, pa dijeninë e tij.Pavarësisht përpjekjeve për ta gjetur makinën, qytetari nuk ka marrë asnjë informacion konkret për vendndodhjen e automjetit. Në këto kushte, ai iu drejtua Policisë së Durrësit, duke bërë kallëzim penal. Shtetasi, që kishte marrë makinën u arrestua, por më pas u la i lirë, ndërsa për automjetin, nuk ka asnjë gjurmë.Në deklarimet e tij, shtetasi R. V., i cili kishte marrë makinën, pranon, se e ka lënë peng për 2500 euro, duke justifikuar veprimin me nevoja shëndetësore të nënës së tij. Ai pretendon, se ka vepruar me mirëbesim dhe se do t’ia kthejë paratë personit të tretë për ta rimarrë makinën.Nga ana tjetër, qytetari e cilëson veprimin si tradhti dhe mashtrim, duke deklaruar se nuk i është dhënë asnjë zgjidhje dhe se është detyruar ta denoncojë rastin në polici. Hetimi për gjetjen e automjetit iu besua autoriteteve përkatëse, ndërsa rasti është referuar edhe në Prokurorinë e Durrësit. Sipas oficerit të policisë gjyqësore, të gjitha veprimet procedurale janë kryer dhe dosja është përcjellë në prokurori, por deri më tani nuk ka asnjë zhvillim konkret dhe makina vazhdon të mbetet e zhdukur.

Në vend vazhdon problematika e shkaktuar nga përmbytjet. Një situatë e rëndë është regjistruar me pasagjerë shqiptarë të kompanisë Wizz Air, të cilët, të nisur nga Bergamo,në vend, që të uleshin në Aeroportin e Rinasit, janë ulur në Brindisi, Itali. Sipas pasagjerëve, kompania u ka thënë, se duhej të gjenin vetë mënyrën për t’u kthyer.Në këtë mënyrë, dhjetëra pasagjerë janë lënë në mëshirë të fatit, mes tyre fëmijë e të moshuar. Kompania nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete, duke shkelur detyrimet që parashikon Rregullorja Europiane, e cila detyron linjat ajrore të sigurojnë akomodim, ushqim dhe transport alternativ në raste devijimi apo anulimi fluturimi.

Në 22 dhjetor transmetuam problemin e zotit Marjus Muçllari, një shqiptar, që jeton në Francë. Ai tregoi, se ishte mashtruar nga laboranti dentar Emiljano Byreku, lidhur me porosinë e maskerinave për drejtimin e dhëmbëve. Marjusi u prezantua me laborantin përmes një miku dhe, në muajin mars, pagoi 450 euro, pasi Emiljano i premtoi, t’i bënte maskerinat brenda një periudhe të shkurtër. Por, pas 9 muajsh pritjeje, Marjusi nuk mori as maskerinat, as shpjegim. Për më tepër, kur kërkoi paratë mbrapsht, laboranti e gënjeu disa herë, pa ia kthyer ato.E infiltruara jonë kontaktoi Emiljanon, duke u paraqitur si kliente potenciale. Ai i ofroi një çmim 1500–1600 euro për një palë maskerina. Nga ana tjetër, nën presion, ai i dërgoi Marjusit një mesazh, duke premtuar, se do t’i kthente lekët.Në komunikimin me gazetaren tonë, Emiljano pretendoi, se maskerinat i kishte bërë, por Marjusi nuk kishte vajtur, për t’i marrë. Megjithatë, provat e bisedave tregojnë, se Marjusi ka kërkuar si produktet, ashtu edhe kthimin e pagesës. Laboranti u zotua, se do t’i kthente paratë për pak ditë, por më pas u zhduk.Pas transmetimit në emisionin “Stop”, Marjusi na kontaktoi, duke na thënë, se të nesërmen iu kthyen paratë e tij.

Të Fundit