Në Tiranë, Marjeta Hoxha, punonjëse e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë prej 5 vjetësh, në pozicionin manovruese/klorinuese, denoncon largimin nga puna si të padrejtë. Ajo thotë, se është ndëshkuar me tre masa disiplinore, të cilat, sipas saj, nuk qëndrojnë, një për ndryshimin e orarit të hapjes së depos, një tjetër për moszbatim urdhri, që nuk lidhej me detyrën e saj, dhe e treta për moszbatim urdhri, që i kërkonte të qëndronte 6 orë në depo, gjë që nuk është pjesë e turneve të manovruesve.Për të vërtetuar pretendimet, Marjeta telefonon punonjësin, që kishte dhënë urdhrin për ndryshimin e orarit të depos. Ai e pranon, se urdhrin e ka dhënë vetë, madje shton, se situata është e njohur prej muajsh. Pamjet filmike tregojnë, se depoja në orare të ndryshme, është e mbyllur, dhe se detyrimi për të qëndruar 6 orë aty ka qenë urdhër i posaçëm vetëm për Marjetën.Juristi Vullnet Cullhaj mbron versionin e institucionit. Sipas tij, Marjeta nuk ka zbatuar urdhrat e punës, por pranon, se nuk ekziston turn 6-orësh për manovruesit. Por dokumenti zyrtar i firmës, e përgënjeshtron pohimin e tij, pasi urdhri i qëndrimit 6-orësh është lëshuar pikërisht për Marjeta Hoxhën.




