Ministria e Jashtme e Kinës, i bëri sërisht thirrje këtë të hënë SHBA-së të lirojë menjëherë presidentin Nicolas Maduron. Sipas ministrisë, SHBA kërcënon paqen në Amerikën Latine dhe se ajo mbështet takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet më vonë sot.
Zëdhënësi i ministrisë, Lin Jian, përsëriti qëndrimin e Pekinit ndaj sulmit të SHBA-së ndaj Venezuelës dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Maduros. Ministria theksoi se Kina po ndjek nga afër situatën në Venezuelë dhe se operacioni ushtarak amerikan shkeli ligjin ndërkombëtar.
Ndërkohë, Maduro u arrestua nga forcat amerikane të shtunën, i cili akuzohet për komplot për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në SHBA, prodhim, shpërndarje dhe posedim i kokainës me qëllim importimi, përdorim dhe posedim armësh të rënda gjatë krimeve të drogës, komplot për përdorimin e armëve të rënda dhe Konfiskim pasurie (forfeiture).
Sakaq, këtë të hënë ai pritete të dalë në gjykatën federale të Manhattanit në Nju Jork. Së bashku me Mmaduron është arrestuar dhe gruaja e tij, Cilia Flores, e cila akuzohet për urdhërimin e rrëmbimeve dhe vrasjeve.




