Dy vëllezër, Durim dhe Artan Shehaj, janë në një konflikt për cështje prone. Problemi ka lindur, pasi certifikatat e dy kateve të banesës, janë regjistruar vetëm në emër të Artanit, edhe pse Durimi thotë, se ka kontribuar në ndërtim.Ky i fundit akuzon kunatën e tij, Teutën, se i ka vënë kushte të padrejta për çdo veprim në shtëpi, duke kërkuar nënshkrime dhe miratime për çdo hap. Nga ana tjetër, Teuta Shehaj deklaron, se kërkesat e saj janë të drejta dhe pretendon, se është dhunuar nga Durimi gjatë jetës së saj. I shoqi i Teutës, Artan Shehaj përpiqet të ndërhyjë për të qetësuar situatën, por konflikti tregon, se tensionet janë aty dhe cështja e pronësisë së shtëpisë, është e pazgjidhur.
Një qen i motivuar tregon, se ka nisur stërvitjen në 1 janar si për fillim viti, duke u bërë shembull edhe për shumë njerëz, që kanë këtë ambicie. Një tjetër qen surprizon, duke kërcyer sipas ritmeve të këngës së Shakirës gjatë festave.Një burrë, i frymëzuar nga festat dhe pak në qejf nga alkooli, ka shpërthyer derën në një aeroport, duke krijuar një situatë të sa dramatike aq edhe humori.
Gjon Marku nga Lezha mbushi moshën e pensionit në vitin 2021, por nuk i njiheshin të gjitha vitet e punës. Ai iu drejtua Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila vendosi në favor të tij, duke i dhënë të drejtën për pension. Megjithatë, për shkak se nuk kishte plotësuar kufirin e 15 viteve punë, përfitimi i tij u bllokua nga ligji, që hyri në fuqi në mars 2025.Gjoni kërkoi, që t’i njiheshin edhe katër vitet e punës para hyrjes në fuqi të ligjit të ri.Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria Rajonale Lezhë, përfaqësuar nga juristi Ardian Molla, sqaroi, se qytetari kishte bërë një gabim procedural në kërkesën fillestare, duke kërkuar vetëm një fletë regjistri dhe jo dokumentacionin e plotë të viteve të punës. Sipas tij, përfitimi nuk mund të aplikohej automatikisht me ligjin e ri. Drejtori i ISSH-së Lezhë, Ernest Rakaj, premtoi, se institucionet do ta ndihmojnë Gjon Markun të bëjë një kërkesë të re, për të provuar të gjitha vitet e punës dhe për të përfituar pensionin.




