STOP-EMISIONI 83(Sezoni 11) 1 Janar 2026-Dita e pare e vitit me humor ne studio, videot per te mos u humbur.

Korca apo Lezha mban kurorën e bukurisë ndër qytetet shqiptare. Ky dualitet krijoi humor në studion e emisionit “Stop”.Si e anoncojnë velinat tona hyrjen e emisionit, duke u ngatërruar që në fjalinë e parë.A kanë vjedhur fllonxat tona kumbulla te oborri i komshiut. Këto janë disa episode, që kanë shkaktuar të qeshura të papërmbajtura në studio.

Emisioni i parë në ditën e parë të vitit 2026, sic është bërë traditë, nis me pjesët më argëtuese të një sezoni televiziv të emisionit “Stop”.Heqja e një guri të madh në tëmth është bërë objekt humori në studio, kur Saimiri dhe Genti thanë, se në këtë mënyrë, do të ndërtojnë shtëpi.Situata humori janë krijuar edhe me vendimin e Suedisë, ku mjekët mund të përshkrujnë në recetë nëvojën e një udhëtimi në natyrë.

Programi mbyllet sërish me humor me pjesët më pikante të programeve përgjatë këtij sezoni televiziv. Saimiri dhe Genti, bashkë me dy fllonxat e famshme të “Stop”, kanë krijuar situata, që e sjellin në një superatmosferë ditën e parë të vitit.

Të Fundit