Presidenti kolumbian, Gustavo Petro ka reaguar lidhur me kërcënimet dhe akuzat e homologut të tij amerikan Donald Trump. Petro theksoi se emri i tij nuk shfaqet në dosjet gjyqësore për trafik droge.
Më tej ai i bëri thirrje Trump që të ndalojë së shpifuri ndaj tij. Trump u tha gazetarëve në Air Force One se një operacion ushtarak amerikan në Kolumbi, i ngjashëm me atë në Venezuelën fqinje, do të ishte një ide e mirë.
Ai akuzoi Petron për trafikim droge në Kolumbi, duke thënë se ai nuk do ta bëjë këtë për shumë gjatë. Presidenti kolumbian ka kritikuar ashpër operacionin ushtarak në Venezuelë të urdhëruar nga administrata Trump.
Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një rrëmbimi të pajustifikueshëm të homologut të tij venezuelian, Nicolas Maduro. Trump gjithashtu e përshkroi presidentin kolumbian si “të sëmurë” që i pëlqen të shesë drogë në Shtetet e Bashkuara.




