Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass.
Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volksëagen me targa AB797VP ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjec dhe Anxhelo Ruci 28 vjec, të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz me targa AB552LV ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 26 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe A.D. 20 vjeçe, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Pasagjerja, shtetasja A.D. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton për Klan News, gazetarja Dorina Muhaj.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik, ku humbën jetën tre të rinjtë.
“Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.



