Ushtronin prostitucion në një apartament te “Zogu i Parë”, arrestohen dy kineze dhe një tajlandeze

Dy kineze dhe një tajlandeze janë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa 6 persona të tjerë janë proceduar penalisht me akuzën e prostitucionit.

Policia ka sekuestruar një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si dhe 4 celularë.

“Në vijim të punës operative për goditjen e rasteve të përdorimit të apartamenteve të marra me qira për ushtrimin e prostitucionit, finalizuan operacionin policor ‘Rental House’. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetaset kineze T. L. dhe Y. J., si dhe shtetasja tajlandeze B. S. Gjithashtu, materiali u referua në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj 6 shtetasve të tjerë. Tre të arrestuarat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në bulevardin ‘Zogu i Parë’, ku ushtronin prostitucion, veprimtari nga e cila përfituan dhe personat e proceduar. Në drejtim të Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe ndëshkimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme,” njofton policia.

Të Fundit