Drejtoria e Ujësjellësit Vlorë mesazh për qytetarët: Në 48 orët e para mos përdorni për konsum dhe gatim

Duke filluar nga pasditja e sotme qyteti Vlorës do të furnizohet me ujë të pijshëm pas 5 ditësh mungesë.

Megjithatë edhe pas kësaj situate Drejtoria e Ujësjellësit njofton qytetarët që 48 orët e ardhshme uji të mos të përdoret për konsum dhe gatim.

Njoftimi i plotë:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët për përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë.
Sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit.
Zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë.

Pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të ndjek protokollin zyrtar për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave.

Ne keto kushte kërkojmë mirëkuptimin tua,j që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim.

Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Të Fundit