Vjen dhe urimi i Presidentit Begaj për Krishtlindje: Paqe dhe gëzim për njerëzit tuaj të dashur

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Në një postim në rrjetin “X” Begaj ka ururar që kjo ditë të jetë plot shpresë dhe begati.

Postimi i plotë:

“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë!

Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, ka shkruar ai.

Të Fundit