Dokumentet përmbajnë një pikturë të Bill Clinton-it, i paraqitur i veshur me një fustan blu. Në pikturë, ish-presidenti shihet me këmbët e hedhura mbi mbështetësen e një karrigeje, duke veshur këpucë me taka të larta të kuqe.
Piktura duket se ishte e varur në mur në një pronë të lidhur me Epstein-in.
Imazhi është publikuar edhe më parë. Duke folur për Artnet News në vitin 2019, piktorja me origjinë australiane Petrina Ryan Kleid shpjegoi se ajo e kishte realizuar veprën, me titull “Parsing Bill”, kur ishte studente në New York Academy of Art.
“Ishte thjesht një punim i çmendur shkollor, që synonte të tregonte në mënyrë vizuale mesazhet me të cilat bombardoheni lidhur me këta presidentë,” i tha ajo medias. Ajo shtoi gjithashtu se ishte një “surprizë e plotë” të mësonte se vepra kishte përfunduar në shtëpinë e Epstein-it, duke i thënë Artnet-it se piktura ishte shitur në një aktivitet bamirësie të organizuar nga shkolla.
Ryan Kleid i tha medias se fustani blu është një referencë ndaj fustanit të veshur nga Monica Lewinsky. Ky fustan ishte një provë kyçe në aferën e Clinton-it me praktikanten e tij në Shtëpinë e Bardhë.



