Përplasi për vdekje të moshuarin dhe u largua nga vendngjarja, në pranga 57-vjeçari

Përplasi për vdekje të moshuarin dhe u largua nga vendngjarja, në pranga 57-vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 57-vjecari i cili një ditë më parë përplasi një këmbësor dhe u larguya nga vendngjarja.

Në pranga u vu shtetasi V. B., 57 vjeç, pasi dje, në fshatin Shushicë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.

Të Fundit