Këshilli i Ministrave miraton rritjen e pagës minimale

Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së kësaj të premte ka miratuar disa vendime. Mes vendimeve të miratuara është edhe ajo për pagën minimale. Sipas VKM-së, paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj do të jetë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2026.

Të Fundit