Kaosi në parlament, përjashtohen Klevis Balliu dhe Flamur Noka

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përjashtuar nga seanca deputetin demokrat Klevis Balliu, pas tensioneve ku opozita ka shkaktuar kaos në Kuvend, duke zaptuar karriget e ministrave. Gardistët u përpoqën t’i largojnë, por deputetët e opozitës nuk pranuan gjë që solli përplasje fizike mes tyre.

Balliu, pavarësisht se është përjashtuar nga seanca, vijon revoltën së bashku me deputetët e tjerë.

Në momentin e miratimit të projektligjeve Peleshi ka përjashtur edhe deputetin tjetër të PD-së Flamur Noka.

Deputetët e PD kanë ndezur flakadanë sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim. Në vijim të seancës, për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim të rendit të ditës.

Të Fundit