Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas kaosit të krijuar në Kuvend nga opozita, foli jashtë sallës së Parlamentit duke u shprehur se betaja e opozitës është për ligjin dhe se parlamenti nuk mund të funksionojë me ata që zbatojnë moton ‘vidh dhe ik’.
“Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Motoja e PS-së është ‘vidh dhe ik’. Ergys Agasi është njeriu më i afërt i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë pa asnjë lloj bishe, madje me mbrojtje shtetërore. Parlamenti nuk mund të funksionojë me ata që zbatojnë moton ‘vidh dhe ik’. Vetëm ligji duhet të mbizotërojë.”
Kujtojmë se këtë të enjte deputetët e opozitës bllokuan punimet e Parlamentit duke u ulur në vendet e ministrave, gjë që solli një përplasje fizike mes tyre dhe gardistëve, të cilët u përpoqën t’i largonin.



