“Ta martoj ku ta kesh” fut eskorta te shtëpia me qira, administratorja zihet e kërcënon gazetaren!

Qytetarja Mimoza Bekaj iu drejtua emisionit “Stop”, pasi apartamenti i saj, i dhënë me qira përmes agjencisë “Future Home”, u kthye në një gjendje katastrofike nga vajzat qiramarrëse. Banesa u la me dëmtime të rënda, papastërti dhe sende të djegura, ndërsa dëmi financiar ishte i konsiderueshëm. Megjithëse ishte rënë dakord, që vajzat të paguanin 4 milionë lekë dëmshpërblim, pagesa nuk u krye. Gjatë përballjes me administratoren e agjencisë, Erjola Canga, ekipi i “Stop” dhe vetë denoncuesja Mimoza Bekaj, u përballën me sjellje agresive, kërcënime dhe mohim përgjegjësie.

Lidhur me denoncimin e zonjës Mimoza Bekaj, shtëpia e së cilës, kishte përfunduar e shkatërruar, pasi e la disa muaj me qira, gazetarja u përball me administratoren e agjensisë “Future home” dhe punonjësen. Administratorja kërcënoi me burg gazetaren dhe të zonjën e shtëpisë, duke përdorur fjalorin më fundor të mundshëm.Pas këmëbënguljes sonë dhe presionit publik, qytetarja përfitoi dëmshpërblimin e plotë, duke falënderuar emisionin “Stop” për zgjidhjen e rastit.

Të Fundit