Këtë të enjte pritet të zhvillohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm seanca për zv.kryeministren Belinda Balluku e cila ka kërkuar heqjen e dy masave të sigurisë, atë të pezullimit nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit.
Seanca zhvillohet pas kërkesës së SPAK për autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, një hap i ndjekur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e riktheu në detyrë deri në shqyrtimin e ankimit të kryeministrit Rama mbi konfliktin e kompetencave mes GJKKO-së dhe Këshillit të Ministrave.
Balluku po hetohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.




