Klejvis Metalla u arrestuar në Serbi pas disa muajsh në kërkim pasi dhunoi partneren e tij shtatzënë, derisa i vrau foshnjën që ajo kishte në bark.
24-vjeçari ishte larguar nga vendi përmes Pikës Kufitare të Bllatës, pas ngjarjes shokuese të ndodhur më Janar 2025, por u vendos në pranga në shtetin fqinj dhe pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.
Ndaj tij, në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Me date 4 shkurt të 2025 Stop ka denoncuar këtë ngjarje të rënde.
23 vjecarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e braktisur, shkon me të ëmën në spitalin e Peshkopisë dhe mjekët njoftojnë policinë, që merr dhe denoncimin.Të nesërmen Klejvis Metalla, 24 vjec, u shpall në kërkim, por ndërkohë ishte larguar jashtë Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Bllatës. Sipas mjekut gjinekolog, që ka ndjekur rastin, shkaku i abortit, ka ardhur si pasojë e dhunës barbare, ndaj mjekët abortuan fëmijën, për të shpëtuar të renë.Skandali thellohet, kur mësohet, se Prokuroria e Dibrës ka regjistruar vetëm procedimin penal për dhunë në familje, pa përmendur shkakun e humbjes së jetës së fëmijës 5 muajsh në barkun e vajzës së re. Ne kemi mundur të marrim edhe versionin e 24 vjecarit, Klejvis Metalla, i cili fillimisht shmanget e më pas akuzon vajzën si përdoruese droge. Por ai detyrohet të pranojë, se atë pasdite, ka marrë me makinën e tij vajzën dhe të vëllain dhe i ka cuar deri te “gurët e Skënderbeut”. Vec kësaj ekzistojnë edhe mesazhet, kur Klejvisi u kërkon familjarëe të vajzës, që ajo të heqë fëmijën.




