STOP-EMISIONI 71(Sezoni11) 16 Dhjetor 2025-“Shtepia u kthye ne ferr”, la shtepine me qira, e gjen me pas si vend lufte, video.

Qytetarja Mimoza Bekaj iu drejtua emisionit “Stop”, pasi apartamenti i saj, i dhënë me qira përmes agjencisë “Future Home”, u kthye në një gjendje katastrofike nga vajzat qiramarrëse. Banesa u la me dëmtime të rënda, papastërti dhe sende të djegura, ndërsa dëmi financiar ishte i konsiderueshëm. Megjithëse ishte rënë dakord, që vajzat të paguanin 4 milionë lekë dëmshpërblim, pagesa nuk u krye. Gjatë përballjes me administratoren e agjencisë, Erjola Canga, ekipi i “Stop” dhe vetë denoncuesja Mimoza Bekaj, u përballën me sjellje agresive, kërcënime dhe mohim përgjegjësie.

Një qytetar foli dje nga foltorja e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha përpara Kryeministrisë, duke përdorur gjuhë të ashpër dhe deklarata fyese ndaj figurave politike si ish-presidenti Bamir Topi dhe ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ndërkohë, në një tryezë mbi të drejtën e informimit, kryeministri Edi Rama sqaroi arsyet, se pse në vitin 2017, e cilësoi median si “kazan”, duke theksuar, se përdorimi i këtij termi ishte i qëllimshëm, që të mbetej në kujtesën e publikut, e të mos përsëritej më vonë.

Lidhur me denoncimin e zonjës Mimoza Bekaj, shtëpia e së cilës, kishte përfunduar e shkatërruar, pasi e la disa muaj me qira, gazetarja u përball me administratoren e agjensisë “Future home” dhe punonjësen. Administratorja kërcënoi me burg gazetaren dhe të zonjën e shtëpisë, duke përdorur fjalorin më fundor të mundshëm.Pas këmëbënguljes sonë dhe presionit publik, qytetarja përfitoi dëmshpërblimin e plotë, duke falënderuar emisionin “Stop” për zgjidhjen e rastit.

Të Fundit