Spiropali në Athinë: Jemi anëtarë të NATO-s, Greqia të heqë ligjin e luftës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në vizitën e saj dy ditore foli këtë të martë në konferencë e përbashkët për shtyp me homologun grek, Giorgos Gerapetritis.

Në fjalimi e saj ajo thekoi mardhëniet midisë Shqipërisë dhe Greqis, si një mardhënie e ngritur mbi lidhje historikisht të thella dhe gjeografikisht të patundshme.

“Nuk mund ta përshkroja vizitën time këtu, më mirë se me fjalët e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, si vizitë tek një fqinj i formuar nga ndjesia e bukurisë, filozofisë, miti dhe ideja e demokracisë, një trashëgimi që na lidh dhe na frymëzon reciprokisht. Popujt tanë që bashkëjetojnë në këto troje kanë formuar lidhje të fuqishme njerëzore.

Marrëdhënia jonë, e ngritur mbi lidhje historikisht të thella dhe gjeografikisht të patundshme, zhvillohet mbi ura vlerash dhe interesash të përbashkëta, ku minoriteti grek që jeton dhe punon në Greqi, shumë prej tyre me shtetësi, janë urat më të fuqishme të kësaj fqinjësie.

Bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve tona mike mbështetet sot edhe në dy shtylla të fuqishme që janë, e sotmja e përbashkët në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe e nesërmja e përbashkët në Bashkimin Evropian.

Për të gjithë gjerësinë e thellësinë e vet, qeveria e Edi Ramës e ka konsideruar dhe përcaktuar si strategjik partneritetin mes dy vendeve tona, qysh në programin e parë të qeverisë e në vijim.

Objektivi ynë kombëtar dhe shoqëror, kushtetues dhe shpirtëror, integrimi europian, nënkupton mbylljen e grupkapitujve të negociatave deri në vitin 2027, një sfidë e madhe, por e realizueshme. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe vendimtare të Greqisë në këtë proces, mbështetje që ka qenë dhe mbetet vendimtare.

Me presidentin dhe ministrin, mikun tim, mora rikonfirmimin për vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje deri në përfundimin e bisedimeve teknike të anëtarësimit të Shqipërisë që përkon edhe me Presidencën e ardhshme e Greqisë në BE në gjysmën e dytë të vitit 2027.

Ndaj ndërkohë, ne duam të thellojmë dialogun, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertizës teknike në përgatitje për një Presidencë sa më produktive, në raport me rajonin tonë, ku Greqia në krye të BE-së, do të jetë si të thuash “the adult in the room” për Ballkanin Perëndimor.

Ne presim që Greqia të përdorë peshën e saj politike për të avancuar idenë e një hapësire të përbashkët evropiane, ku rajoni të trajtohet si një tërësi strategjike, në respekt dhe të meritave të gjithësecilit”, u shpreh ajo.

Të Fundit