Salianji pas debateve në Kryesinë e PD: Nuk mund të rrimë peng i interesave

Pas debateve të zhvilluara në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike mes Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit, ky i fundit ka reaguar nëpërmjet një deklarate duke shprehur keqardhjen për atë çfarë u diksutua në mbledhje.

Salianji deklaroi se mbledhja e Kryesisë e zhvendosi vëmendjen nga protesta, duke theksuar se brenda strukturave të partisë ka pasur mendime të ndryshme.

“Jam i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusin nga protesta. Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuzë do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë. Kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme”, u shpreh Salianji.

Në vijim, ai nënvizoi se Partia Demokratike nuk duhet të mbetet peng i interesave të caktuara

“Nuk mund të rrimë peng i interesave… Po bëj përgjegjës drejtuesit e PD për paqartësinë në vendimmarrje të caktuara”, përfundoi Ervin Salianji.

Të Fundit