Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër përpara portës së gjimnazit ‘Shejnaze Juka’ ku 3 të rinj kanë mbetur të lënduar pas një sherri me thika.
Të tre personat e lënduar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore teksa ndodhen jashtë rreziku për jetën.
Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rendë të regjistruar këtë mëngjes pranë gjimnazit “Shejnaze Juka”.
Pas një konflikti për arsye banale, janë përfshirë në sherr me thika shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër). Të tre këta persona ndodhen në spital, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.



