Gjykata e Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për Gjon Shkambin, xhaxhin e Elvis Shkambit i cili vrau pasditën e 6 tetorit gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.
Astrit Kalaja u vra brenda në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pak çaste pasi kishte shpallur vendimin në një çështje pronësie ku xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, ishte një nga palët.
Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të përfshirë si palë e tretë në të njëjtën çështje gjyqësore.




