Një grua ka humbur jetën aksidentalisht të enjten në qytetin e Vlorës.
Gruaja e moshës rreth 50 vjeç ka qenë duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” të qytetit kur është rrëzuar përtokë. Pas rrëzimit gruaja ka humbur jetën menjëherë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja i ka ardhur pasi ka përplasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës.



