Autoritetet italiane kanë publikuar foton e shqiptarit Nazif Muslija, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Sadjide Muslija.
49-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut u gjet e pajetë në banesën e saj në provincën e Ankonës, Itali.
Dyshohet se ajo është dhunuar për vdekje nga bashkëshorti. Alarmi u dha nga punëdhënësi i Sadjije Muslijas, pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë. Policia ndërhyri në banesë, ku e gjeti të shtrirë në shtrat, me shenja dhune.
50-vjeçari ishte arrestuar edhe në prill pas një episodi tjetër të rëndë dhune.
Ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, ndërsa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët. Sadjidja kishte treguar se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.




