Ceremonia masive e martesës në Gaza, martohen 54 çifte

Një ceremoni masive martese u mbajt në Gazën jugore ku u martuan 54 çifte.

Midis të sapomartuarve ishin 27-vjeçari Eman Hasan Lava dhe Hikmet Lava, të cilët ecën nëpër rrënojat e Khan Younis me veshje tradicionale palestineze, shkruan Times of Israel.

Pavarësisht luftës dy vjeçare, të sapomartuarit thanë se donin të fillonin një jetë të re.

Festimi u zhvillua në një kohë kur shumica e dy milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur, ndërsa zona të tëra urbane janë shkatërruar.

Eventi u organizua dhe u financua nga organizata humanitare Al Fares Al Shaheem, me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke u ofruar të sapomartuarve ndihmë financiare.

 

Të Fundit