Dhunë në Fushë-Krujë, sulmohen lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Gjoka

Tre lojtarë të Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar në Fushë-Krujë, para ndeshjes me Ilirinë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga TvKlan.al, futbollistët korçarë kanë pësuar dëmtime.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit korçar, incidenti ka ndodhur para se skuadra të hynte në dhomat e zhveshjes.

Skënderbeu deklaron se dhuna është ushtruar nga persona të stafit dhe futbollistë të Ilirisë. Klubi thekson se situata e krijuar është e papranueshme dhe se në kushte të tilla nuk mund të zhvillohet futboll.

Në reagimin e tij, Skënderbeu nënvizon se ky episod nuk përfaqëson vlerat e sportit. Klubi kujton se në Korçë mikpritja konsiderohet traditë dhe se e njëjta qasje pritet edhe nga kundërshtarët.

REAGIMI I KLUBIT:

Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.

Ky nuk është futboll.

Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.

Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.

Të Fundit