Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se problemet e identifikuara nga KQZ-ja, vërejtjet e ODIHR-it dhe analizat e IDEA-s tregojnë nevojën për një ligj të ri që duhet të adresojë ndryshe çështjen e financimit të partive politike.
“Zbatimi i rekomandimeve të mësipërme do të krijonte një sistem ku, partitë raportojnë me standarde të qarta, auditimi është i pavarur, teknologjia siguron monitorim në kohë reale, sanksionet janë efektive, dhe ku besimi publik në proces rritet mbi bazën e transparencës dhe llogaridhënies”, është shprehur Celibashi.
“Kemi nëvoje per përmirësimin e legjislacionit të financimit të partive për të ditur se kush financon kë. Raportet vjetore të 3 viteve të fundit, tregojnë një nivel të ultë raportimi” shtoi më tej Celibashi.
Sipas kryekomisionerit, raportet vjetore të KQZ-së tregojnë nivel të ulët të raportimit financiar të partive.
“Kontrolli vjetor duhet bërë vetëm te partitë që kanë një aktivitet fiananciar real dhe të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Kështu do eliminohej auditimi informal”, theksoi ai.



