Tentoi të vidhte 2 automjete dhe sende me vlerë në Shijak, pranga 54-vjeçarit nga Torino

Ka rënë në pranga nga policia një shtetas Italian pasi tentoi të vidhte dy automjete si dhe sende me vlerë.

Në kudër të operacionit të koduar “I huaji”, është arrestuar shtetasi M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali.

Sipas raportimeve, rezultoi se ky shtetas kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas, Shijak, si dhe sende me vlerë në automjetin e një shtetasi tjetër.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Të Fundit