Policia e Vlorës ka arrestuar një 22-vjeçar i kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur në automjet.
Në kuadër të operacionit të koduar “Befasia”, u vu në pranga shtetasi Sh. Z., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Gjithashtu u arrestua për moskallëzim krimi shtetasi M. D., 36 vjeç, banues në Selenicë.
“Shtetasi Sh. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ku pasagjer ndodhej edhe shtetasi M. D.
Gjatë kontrollit të shtetasit Sh. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava””, bëri me dije policia.



