Misioni i NATO-s ka uruar në këtë 28 Nëntor Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë.
Në mesazh, Misioni i NATO-s ka theksuar qëndrueshmërinë dhe kontributet e vendit tonë në Aleancën e tyre.
“Në këtë ditë të veçantë, ne festojmë pavarësinë e Shqipërisë, qëndrueshmërinë dhe kontributet e vazhdueshme në Aleancën tonë. Jemi krenarë që qëndrojmë pranë jush si partnerë dhe miq të besuar të NATO-s. Urime!”, thuhet në mesazhin e Misionit të NATO-s.



