Nis ceremonia e 113-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, mbërrin Rama dhe Osmani

Ka nisur këtë të premte ceremonia e përkujtimit të 113-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Gjatë ceremonisë është parë të mbërrijnë Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Republikës Bajram Begaj Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini.

Përkujtimi ka nisur në Memorialin e Pavarësisë në Vlorë, në sheshin e “Flamurit”.

Sipas protokollit, ceremonia ka filluar me intonimin e Himnit Kombëtar dhe më pas do të vijojë me homazhet në memorialin e Ismail Qemalit, simbolit të Pavarësisë.

Të Fundit