U gjet i mbytur në përrua, flasin banorët: 39-vjeçari po tentonte të kalonte urën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e fshatit Mlizë të Bashkisë Elbasan. 39-vjeçari, Ilia Tahiri është gjetur i mbytur në përroin që kalon pranë banesës së tij. Momentet e para janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku sipas të afërmve duket se ai ka tentuar të kalojë urën.

Të tronditur, të afërmit dhe banorët thonë se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në zonë, ndërsa theksojnë se shkak i tragjedisë janë bërë prurjet masive të përroit, që tejkalonin nivelin e urës. Sipas tyre, viktima njihej si një njeri i qetë dhe miqësor me të gjithë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 39-vjeçari ka rënë aksidentalisht në përroin e rrëmbyeshëm dhe është mbytur. Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës dhe trupi është gjetur në orët e para të mëngjesit nga ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencave të Elbasanit.

Të Fundit