Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është bërë figura më e komentuar e një eventi të organizuar për Ditën e Falënderimeve nga Dhoma Amerikano-Helenike e Tregtisë.
Vëmendja këtë herë nuk shkoi te fjalimi i saj, por te veshja, një fustan transparent me detaje të shkëlqyera, të cilin shumë e konsideruan tepër provokues për një tubim zyrtar diplomatik.
Rrjetet sociale u ndanë në dy pjesë: disa e vlerësuan për vetëbesimin dhe stilin, ndërsa të tjerë argumentuan se një ambasadore e SHBA-ve nuk duhet të paraqitet me një veshje të tillë në evente formale, duke e quajtur atë shkelje të protokollit.
Guilfoyle është një figurë e profilit të lartë: avokate, ish-prezantuese në Fox News, ish-bashkëshortja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr.
Në dhjetor 2024, Presidenti Trump e emëroi ambasadore të SHBA-ve në Greqi, ndërsa ajo zyrtarisht mori detyrën në shtator 2025.




