Dy shtetase braziliane janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe përdorim të lëndëve narkotike.
Ato kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 dhe e shfrytëzonin për ushtrimin e këtyre veprave të paligjshme. Nëpërmjet operacionit policor të koduar “STORM”, gjatë ndërhyrjes, policia gjeti dy shtetaset, B. B. 24 vjeçe dhe H. D. 21 vjeçe, të cilat refuzuan të hapnin derën e apartamentit, deri sa ajo u hap me ndihmën e zjarrfikëses.
Përveç arrestimit të dy shtetaseve braziliane, u procedua penalisht dhe shtetasi K. M. (22 vjeç), banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.





