VanHorn takim me Ballën dhe Bardhin: Dialogu, shtyllë e institucioneve të forta

E ngarkuara me punë në ambasadën në SHBA, Nancy VanHorn ka zhvillua takime me kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe PS. VanHorn përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë foto nga takimi me Taulant Ballën dhe Gazmend Bardhin.

Ajo ka zhvilluar takime të ndara me dy kryetarët e grupeve parlamentare. Gjatë takimit VanHorn ka theksuar se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua këtë javë me kryetarët e grupeve parlamentare për të dëgjuar mbi planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar.

Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret bashkëpunimin me përfaqësues nga i gjithë spektri politik, aty ky interesat tona përputhen në çështjet e sigurisë dhe mirëqenies së ndërsjellë”, shkruan ambasada amerikane.

Të Fundit