U ngujuan për 12 orë në Orosh, dalin fotot e Erzen Ukas dhe Julian Cumrakut

Personat në foto janë Erzen Uka dhe Julian Cumraku, të cilët për 12 orë qëndruan të ngujuar në një banesë në fshatin Orosh të Pukës. Sipas policisë gjithçka ka nisur rreth orës 09:00 të së hënës, kur shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit në fshatin Orosh konstatuan një person i cili u largua me shpejtësi pasi pa efektivët.

Ai larguar duke u futur në një banesë të braktisur në pronësi të gjyshit të Julian Cumrakut. Në banesë u gjet i varur një flamur i ISIS, 4 automatikëve, një pistolete, 17 granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës dhe dy gëzhoja.

Uka rezulton i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”. Ai ka qenë një ish-pjesëtar i forcave paqeruajtëse të Shqipërisë në Irak ku ishte dënuar me tre vite heqje lirie nën akuzën e urrejtjes fetare. Ndërsa Julian Cumraku është i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

Të Fundit