U dërgua në tempull për kremim, tajlandezja gjendet e gjallë në arkivol

Një grua e cila u shpall e vdekur ka tronditur stafin e një tempulli në Tajlandë pasi filloi të lëvizte brenda arkivolit të saj. Ajo ishte transportuar në tempull ku do të kryehej djegia e trupit të saj pasi kishte ndërruar jetë.

Drejtori i përgjithshëm dhe zyrtari i financave i tempullit tha të hënën se vëllai i 65-vjeçares e kishte sjellë atë nga provinca Phitsanulok për të kryer kremimin e saj. Ai tha më pas se dëgjuan një trokitje të lehtë që vinte nga arkivoli.

“Isha i shokuar, kështu që u kërkova të hapnin arkivolin dhe të gjithë u frikësuam. E pashë të hapte sytë pak dhe të godiste në anë të arkivolit” shtoi ai.

Sipas tij, vëllai i 65-vjeçarit tha se motra e tij kishte qenë e shtrirë në shtrat për rreth dy vjet, se shëndeti i saj ishte përkeqësuar dhe se dukej se kishte ndaluar së marri frymë dy ditë para incidentit.

Kështu që ai vendosi ta vendoste trupin e saj në një arkivol dhe bëri udhëtimin 500 kilometrash për në një spital në Bangkok, ku gruaja kishte shprehur dëshirën për të dhuruar organet e saj. Spitali e refuzoi ofertën e burrit, pasi nuk kishte një certifikatë zyrtare vdekjeje.

Më pas, të dielën, ai iu drejtua kishës për të kremuar trupin e gruas, por edhe kërkesa e tij u refuzua për shkak të dokumentit të humbur. Drejtori i tempullit shtoi se po i shpjegonte burrit se si të lëshonte një certifikatë vdekjeje kur u dëgjua trokitja e arkivolit. Gruaja u dërgua më pas në një spital aty pranë dhe tempulli pritet të mbulojë shpenzimet e saj mjekësore.

Të Fundit