Pas shirave të dendura dhe përmbytjeve që prekën vendin tonë javën e fundit, situata në qarkun e Korçës mbetet ende kritike.
Dhjetëra familje janë ende të përmbytura nga rreshjet, ndërkohë po vijon monitorimi dhe identifikimi i rasteve të reja. Sakq, ka nisur edhe shpërndarja e ndihmave ushqimore.
INFORMACION MBI SITUATËN E RESHJEVE NË QARKUN KORÇË
Bashkia Korçë:
Në Nj.Adm. Voskopojë ka vijuar puna për sistemimin dhe pastrimin e rrugës që të çon drejt varrezave.
Në Nj.Adm. Bulgarec ka vijuar puna në fshatin Çiflig, ku po kryhet pastrimi i tombinove me ekskavator përgjatë unazës. Po monitorohen prurjet në lumin e Kamenicës dhe degëzimet mbi Dvoran. Po punohet në riparimin e argjinaturave të dëmtuara në Nj.Adm. Voskop.
Vijojnë punimet për hapjen dhe funksionalizimin e rrugës Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë.
Bashkia Kolonjë:
Është ndërhyrë në devijimin e rrjedhës së lumit për të shmangur rrezikun ndaj këmbëve të urës së Qinamit.
Janë kryer punime në lagjen Kaskollare, fshati Starje, për largimin e ujërave.
Janë zhvilluar punime në Prodan, në shtratin e lumit. Shërbimi zjarrfikës ka vijuar sot punën e pastrimit të pusetës qendrore të ujit në qytetin e Ersekës.
Sipas njoftimit të Njësisë së Kujdesit për Shëndetin dhe Higjienën (NJVKSH), uji aktualisht është i pijshëm.
Bashkia Maliq:
Po punohet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Dunavec dhe të lumit Devoll, me angazhimin e subjekteve private dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Puna filloi që në orët e para të mëngjesit. Strukturat vendore po vijojnë punën për neutralizimin e të gjitha problematikave në territorin e Bashkisë.
Bashkia Pustec:
Nuk ka problematika situata rezulton e normalizuar.
Bashkia Devoll:
Në fshatin Progër është punuar për sistemimin e lumit në zonat ku ishin çarë pritat, si dhe për çakullimin e rrugës në segmentet e dëmtuara nga erozioni i ujit.
Në Njësinë Administrative Hoçisht është ndërhyrë për sistemimin e lumit të Borshit, pasi nga çarja e tij ishin përmbytur një sipërfaqe e konsiderueshme tokash bujqësore.
Bashkia Pogradec:
Komisionet e verifikimit kanë vijuar punën dhe kanë konstatuar dëme në 62 familje, për të cilat janë mbajtur procesverbalet përkatëse.
U shpërndanë ndihma ushqimore për familjet e prekura nga fatkeqësia, ndërkohë që po vijon monitorimi dhe identifikimi i rasteve të reja.
Problematikë është evidentuar përgjatë lumit të Verdovës, lumit të Rëmenjit dhe në grykëderdhjen pranë gurores, ku është ndërhyrë për menaxhimin e rrjedhjeve.
Në Nj.A. Dardhas janë pastruar 4 akse rrugore, të cilat aktualisht janë të kalueshme.
Vijon puna për pastrimin e pusetave dhe pastrimin e asfaltit të rrugëve në qytet.
Në aksin Pogradec–Bucimas, pranë fshatit Gështenjas, ka ceduar rreth 50 metra nga korsia e biçikletave.
Në rezervuarin Stropskë 2 është konstatuar shkarje dherash në një sipërfaqe prej rreth 4 dynymësh, ekipi i emergjencave civile vijon vlerësimin në terren.
Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.
OSHEE: situata e furnizimit me energji Qarku Korçë:
Fideri 6 N/St Mollas pa energji zona Kurtesh, 11 abonentë ruralë.Të gjitha fiderat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në punë të plotë. Hidrovori Pogradec,Fideri 8-18, N/St Pogradec, punon normalisht.
Drejtoria Qendër-Lindje ARRSH:
Në aksin Qafë Plloçë- Qukës nga subjekti vijojnë punimet për largimin e inerteve nga shtrati I rrugës, qarkullimi vijon normalisht pasi është hapur rrugë sekondare.
Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike.




