Rama takim me drejtorin e Qatar Airways, bisedime për hyrjen e kompanisë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Doha në Katar ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer. Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë foto nga takimi ndërsa ka dhënë detaje lidhur me bisedimet që kanë kryer gjatë takimit.

Kryeministri thekoi se folën lidhur me hyrjen e Qatar Airways në Shqipëri teksa shtoi se shpreson që kjo të ndodhë së shpejti.

“Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë”, shkruan Rama.

Të Fundit