Përmbytjet në Maliq, Vengu: Jemi në gadishmëri, po bëjnë punime rehabilituese

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu këtë të diele së bashku me kryetari i Kuvendit Niko Peleshi kanë inspektuar situatën në fushën e Maliqit pranë lumenjve Devoll dhe Dunavec. Edhe pse situata është qetësuar dhe uji është tërhequr disi ka ende nevojë për ndërhyrje pasi Vengu theksoi se në ditët në vijim do të ketë sërish reshje shiu.

Ministri theksoi se po shtohen forcat e armatosura dhe se deri më tani 15 ura janë të destabilizuar dhe të shembura. Ai theksoi se qëndrojnë pranë banorëve dhe se ka filluar shpërndarja e ndihmave.

Ministri shtoi se bashkitë do të bëjnë kërkesa për blegtoret që janë prekur që të dëmshpërblehen. Vengu shtoi se janë rreth 1500 hektarë tokë nën ujë. Sipas tij në projekt buxhet kanë qasje të re për bashkitë me risk.

“Në zonën e Maliqit ka patur dëme të konsiderueshme. Siç e dini në orët e para të shembjes së argjinaturës bashkia e Maliqit dhe forca të tjera po shtohen në orët në vijim dhe po bëjnë punime rehabilituese.

Nga ana tjetër kemi edhe nga ana e zonës së pyllit të Fazanëve kemi një dëmtim të argjinaturës e cila vështirëson të gjitha prurjet nga Dunaveci në Devoll. Ndaj po bëjmë një rishpërndarje dhe kemi kërkuar angazhim shtresë të forcave të armatosura.

Jemi në gadishmëri, duhet të kuptojmë se kemi edhe situata të rrëshqitjeve të dheut. Qafë Plloçë pati një problematike dhe na bëri të angazhohemi për një devijim përmes operatorëve të zonës. Do jenë ditë të vështira pasi reshjet do të rifillojnë, toka është si sfungjer dhe është e vështirë kur toka është e pa stabiluzar dhe me uji”, tha Vengu.

Të Fundit