Përmbytet arkiva e Prokurorisë së Korçës, punonjësit e heqin ujin me kova

Bodrumi dhe arkiva e Prokurorisë së Korçës janë përmbytur pas reshjeve intensive të ditëve të fundit.

Uji ka hyrë në ambientet e brendshme të institucionit dhe punonjësit kanë përdorur kova për të pastruar ambientin.

Fatmirësisht, punonjësit e prokurorisë kanë shpëtuar pa dëmtim gjithë dokumentet.

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona në Korçë dhe Pogradec. Banorët në Leshnje të Korçës shprehen se përmbytjet kanë ardhur për shkak të hapjes së portave të hidrocentralit.

Ndërkohë në dy njësi të tjera Dardhas dhe Proptisht ka pasur rrëshqitje dherash dhe bllokim të qarkullimit. Autoritetet thonë se kanë qenë në terren gjithë natën për të shmangur përkeqësimin e situatës pasi prurjet kanë qenë të shumta.

Të Fundit